Sunday , April 18 2021

Nikoliq: Ndërpriten bisedimet me Prishtinën nëse Kosova futet në UNESCO

Presidenti serb Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se do të ndërpriten bisedimet me Prishtinën nëse Kosova do të futet në UNESCO.

Ai ka thënë se pa bisedime në Bruksel është e pakonceptueshme që të futet Kosova në UNESCO, transmeton Koha.net.

“Është larg mendsh që Kosova të jetë në UNESCO pa u biseduar në Bruksel. Në rast të një rezultati të tillë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, propozoj që të ndërpresim bisedimet me Prishtinën, dhe të ndihmojmë popullin tonë, që t’i ofrohet një jetë më e mirë se tash, si në Kosova ashtu edhe në Serbi”, ka thënë Nikoliq në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”.

Nikoliq ka thënë se duhet vazhduar presioni tek vendet që nuk e kanë njohur Kosovën për t’ua mbajtur atë mendje, që të pengojnë edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, teksa shton se edhe fitorja e Donald Trumpit në SHBA, i jep shpresë Serbisë së mund të ketë përkrahje ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *