Tuesday , June 22 2021

Nikoliq: Beogradi duhet ta ruajë Maqedoninë

Tomisllav Nikoliq, kryetari serb në ikje, sot deklaroi për Radio Televizionin e Serbisë se megjithëse Maqedonia votoi pro për pranimin e Kosovës në UNESCO, Beogradi duhet të ruajë shtetin maqedonas.

“Maqedonia na e hodhi. Por, ne kemi marrëdhënie të mira me ata. Ne duhet patjetër ta ruajmë Maqedoninë. Neve na duhet Maqedonia. Ata janë në një kaos të madh. Aq më vjen këq, nuk e di nëse ndonjëherë do të formojnë qeveri. A janë hequr tabelat nga vendkalimet kufitare? Shikoni, ajo ishte njëra nga arsyet përse në Bruksel, në bisedë miqësore u qortuam, Ivanovi dhe unë.”, tha Nikoliq.

Nikoliq , shtoi më tutje se Serbia nuk duhet të ndryshojë as qëndrimet në lidhje me njohjen e Maqedonisë me emër kushtetues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *