Saturday , June 19 2021

Ngjela: Ivanovi është çmendur

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov vendosi dje që të mos i japë mandatin kreut të opozitës, Zoran Zaev duke u shprehur se platformat e importuara nga jashtë nuk ishin në të mirë të vendit dhe se do të sillnin destabilizim. Pas kësaj, Zaev kërkoi largimin e presidentit. Reagime të ndryshme kanë ardhur nga politika maqedonase, por edhe ajo shqiptare. Ndër reagimet e veçanta është edhe ai i avokatit Spartak Ngjela. Postimi i plotës Ngjelës në Facebook:

“Maqedonia po shkon me rritëm të shpejtë drejt Albanizimit të saj. Shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre ne tokën e tyre, dhe në shtetin e grabitur nga padrejtësitë e 150 vjetëve. Presidenti maqedonas, Ivanov, u çmend.  Po partia maqedonase që përkrah shqiptarët çfarë është? Janë në të shumicë shqiptarët ortodoksë që janë deklaruar sllavë. Po Maqedonia e lashtë e Aleksandri të Madh ç’ka qenë? Ilirishtja dhe maqedonishtja e asaj kohe kanë qenë dialekte të një gjuhe. Po çfarë lidhje kanë sllavët e sotëm me Maqedoninë e Aleksandrit? Nuk kanë asnjë lidhje, këta kanë ardhur në Gadishullin Ilirik në Shekullin e VII – të. E vetmja lidhje, janë shqiptarët, të cilët një president sllav, Ivanov, i quan të huaj në tokën e tyre 2500-vjeçare. Qeshni me injorancën!… Se shqiptarët sot janë shumë të fortë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *