Wednesday , January 20 2021

Neziri: Bashkëpunimi i opozitës, i nevojshëm

Koalicionimi i partive të reja politike shqiptare, sipas analistit Xhelal Neziri, është mundësia e vetme e tyre për të bërë arritur ndonjë ndryshim. Pikërisht për faktin që ata deri tani nuk e kanë provuar vetën në zgjedhje, sipas Nezirit, është arsye e mirë për bashkëpunim mes tyre.

“Koalicioni parazgjedhor i paralajmëruar nga disa prej partive jashtëparlamentare opozitare të bllokut politik shqiptar është një hap i cili shkon në interes të po atyre partive. Megjithëse i vonuar, përsëri është një hap I mençur, një vendim I mirë që partitë të mos shkojnë të vetme në këto zgjedhje, sidomos ata që nuk e kanë provuar veten në garat elektorale port ë mblidhen në një koalicion me qëllim që të imponojnë ndryshimet në skenën politike”, deklaroi Xhelal Neziri.

Sipas Nezirit, këto parti kanë platformë të ngjashme dhe egocentrizmi për ata do të ishte një dështim.

“Platforma e tyre është kryesisht e ngjashme, e kam fjalën për platformën e gati të gjitha partive politike opozitare shqiptare që nuk janë të përfaqësuara në parlament, është gati e njëjtë dhe një bazë e mirë që të njëjtat të ndërtojnë koalicion. Çdo tentim që të mos krijohen koalicione dhe partitë të udhëhiqen nga një egocentrizëm në politikë, atëherë do të kemi një dështim të po këtyre subjekteve”, tha Neziri.

Partitë e reja shqiptare, LR-PDSH, BESA, UNITETI DHE PPD, së fundmi pranuan se janë të hapura për bashkëpunim me njëra tjetrën dhe kanë filluar kontaktet mes tyre. Megjithëse akoma nuk ka asgjë konkrete, partitë nuk mohuan mundësinë e koalicionimit pa precizuar cila prej tyre do të jetë pjesë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *