Saturday , July 24 2021

Nexhmedin Sadiku: Arsimi shqip, prioriteti im !

Nexhmedin Sadiku, bartesi i listes zgjedhore te Aleances per shqiptaret, ne njesine zgjedhore numer 2, me rastin e Dites se alfabetit beri nje zotim publik, nese mer mandatin nga qytetaret. Sipas z. Sadiku, arsimi shqip po perjeton momente te veshtira ne Maqedoni dhe si punetor arsimi (profesor i matematikes), shprehet se prioriteti mbi te gjitha problemet per te dhe Aleancen do te jete gjendja e mjerueshme e arsimit shqip ne Maqedoni. Ja postimi i plote i tij ne rrjetin socioal Facebook.

” Të nderuar miq !
Dita e alfabetit duhet të na rikujtojë se:
– Manastiri dikur ishte kryeqendra e kulturës dhe arsimit shqip, e sot rënkon për një paralele me mësim në gjuhën shqipe;
– Feston ditën e alfabetit, me udhëheqësi analfabete;
– I gëzohesh festës së shkronjave, pa zyrtarizim të gjuhës shqipe;
– Krijon universitet në letër, ndërsa nuk të funksionon siç duhet atë që e ke, për të cilin u derdh edhe gjak;
– Kujton mësuesit e rilindjes, ndërsa sot e ke nënçmuar dhe degraduar profesionin e mesuesit;
– Ke ministër të arsimi shqiptar, e në anen tjeter ke kushte më të rënda në infrastrukturë të shkollave shqiptare;
– Bën “reforma” në arsim, veç në pjesën e partizimit te saj;
– Ke tekste në gjuhën shqipe, me gabime trashanike gjuhësore dhe përmbajtësore;
– Krekosesh per arritje në arsim, nxënësit mësojnë me tekste shoveniste….
Puna e arsimit është e shenjtë, gjithmonë e kam ndier vehten të priviligjuar që kam ushtruar këtë profesion. Shkaku më i madh që kam pranuar kandidimin për deputet ka qenë gjendja e mjeruar e arsimit shqip.
Unë e di saktë nga çka rënkon arsimi shqip. Kam ide dhe plan për reforma dhe investime konkrete ne arsim.
Aleanca për shqiptarët, është zotuar se prioriteti mbi të gjitha problemet e shqiptarëve të Maqedonisë është arsimi.
Urime festën e shkronjave !”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *