Me disa vite vonesë, përplasje ndërpartiake e ndëretnike, pazare politike, selfie të huqura… më në fund po vendoset busti i Nexhat Agollit në afërsi të sheshit të Shkupit, raporton Fakte. Ministra e funksionarë tjerë të BDI-së janë tubuar për të ndjekur nga afër vendosjen e bustit të Agollit. Ajo që bie në sy në shikim të parë është pozita me duart kryq pas shpine e e Nexhat Agollit, që nuk jep një porosi të qartë për vizitorët. Busti akoma po vendoset dhe akoma Nexhat Agolli mban lakun rreth qafës./FAKTE.Net