Tuesday , April 20 2021

Nevzat Bejta kundër BDI-së dhe Qeverisë

Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta pas bllokimit të mbeturinave të komunës së Tetovës de fakte është kundër partisë së tij dhe liderit Ali Ahmetit, transmeton Fakte.

Siç dihet selia e BDI-së ndodhet në Reçicë të Vogël ku edhe mbeturinat e kësaj selie Nevzat Bejta i ka ndaluar që të hudhen në deponin Rusino një deponi regjionale.

Ai ditë më parë theksoi se asnjë komunë nuk lejojmë të hedh më mbeturina këtu, le të gjej zgjidhje Qeveria, Ministria e ekologjisë apo kushdo qoftë përgjegjës për këtë.

“Gostivari është qyteti ynë, nëse edhe ju pajtoheni ta përfundojmë këtë punë, gostivarasit le të ecin ndërsa tjerët të bllokohen dhe kërkoj të na ndihmoj kryetari me policinë dhe komunat tjera” është shprehur Bejta në një takim me banorët e fshatrave që janë afër Rusinos.

Bejta gjithashtu ka thënë se vazhdon të jetë në mbështetje të banorëve të Banjicës. Problemi i deponisë regjionale të zgjidhet një herë e përgjithmonë për gjithë regjionin, dhe secili qytet le të mendoj për ta zgjedhur problemin e vet në qytetin e vet.

Bllokimi i mbeturinave të komunës së Tetovës edhe këto ditë vazhdon të bllokohet nga persona të caktuar nga komuna e Gostivarit ku komunës së Tetovës i kushton shumë shtrejnt hudhja e mbeturinave në Drislla të Shkupit.

Portali TetovaSot mëson se edhe komuna e Tetovës do të merr masa kundër komunës së Gostivarit që mund të bllokohen rrugët për veturat me targa të Gositivarit që mund të përshkallzohet konflikti mes dy komunave shqiptare dhe të njetës parti.

Vlen të theksohet se në vitin 2009 ish kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani pas bllokimit të mbeturinave të komunës së Tetovës shtriu dorën e pajtimit ku komuna e Tetovës vazhdoi të hedh mbeturina në Rusino edhe pse dy kryetarët ishin në parti të ndryshme./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *