Saturday , June 19 2021

Nesër në Shkup takim i përbashkët midis partive shqiptare

Propozimet e LSDM-së për përdorimin e gjuhës shqipe për të cilat flitet në opinion, janë të papranueshme për Ziadin Selën.

“Nevojitet ligj që do të jetë në kuadër të Kushtetutës. Pasi Kushtetuta lejon përdorimin e gjuhës shqipe në gjitha institucionet e shtetit, ne do të propozojmë ligj që do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjitha institutucionet e shtetit…”, ka thënë Sela pasditën  e sotme para se të fillojë mbledhja e Kryesisë qendrore të LR-PDSH-së.

Nesër siç tha Sela, me iniciativë të Aleancës për shqiptarët do të mbahet takim i përbashkët i partive politike shqiptare ku do të shqyrtohen gjitha opsionet rreth mundësisë për formimin e qeverisë së re. Takimi do të mbahet nesër në ora 13 në hotelin Arka në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *