Thursday , January 28 2021

“Nënë Tereza” po ndërtohet 24/7

“Pas përmendores së Dimitria Çupovskit po ndërtohet përmendorja e Nënë Terezës. Distanca mes këtyre dy përmendoreve është 25 metra. Edhe pse sot ditë e diel punëtorët e firmës ‘’Beton’’ po punojnë me një intensitet të madh’’, transmeton Fakte.

Para një viti e gjysmë ishte vendosur bazamenti për ndërtimin e një përmendoreje dhe ndërtimin e shatërvanit në nder të veprës së Nënë Terezës.

Kostoja e përgjithshme e shpenzimit për këtë projekt është përcaktuar në 5.5 milion euro.

E tërë kjo gjë, për dikë, po paraqet të kundërtën e asaj që mishëron Gonxhe Bojaxhiu dhe parimet të cilat ajo kishte për mënyrën e të jetuarit.

Kryetari i Institutit të trashigimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve, Skender Asani vlerëson se ndërtimi i përmendores së Nënë Terezës në këtë vend nuk është në shërbim as të frymës së saj. Sipas tij duhet të ndërtohet shtëpia autentike e saj, që të jetë në shërbim të të varfërve, vobektëve dhe të pastrehëve me një kantinë në shërbim të përditshëm të nevojtarëve. E për këtë Asani thotë t’i ketë shkruar edhe autoriteteve.

“Vendosja e kësaj shtatoreje është një kapital i vdekur, i cili nuk frymëzon asgjë dhe është në shërbim për ta jetësuar dhe për të fituar përkrahje për projektin Shkupi 2014 që Maqedoninë e kthej mbrapa; e pengon ardhmërinë e këtij shteti dhe përdoret për qëllime politike, për të fituar përkrahjen e shteteve perëndimore në prag të shenjtërimit të saj’’, u shpreh Skender Asani, Kryetar i ITSHKSH.

Punëtorët që u panë të dielën në vendpunishte, nuk deshën të flasin para kamerës se përse ky nxitim që edhe të dielën të punohet.

Qytetarët që kalonin andej pari, nuk ndiheshin kureshtar për të ditë se prej nga kjo zhurmë dhe për ç’arsye.

‘‘Të them të drejtën nuk e di se çka po ndërtohet, gjithçka po ndërtohet kështu që gjithçka është përzier, ka të ktheheni po ndërtohet. Për mua është njëjtë sikur u ndërtua sikur nuk u ndërtua’’.

„Nuk e di, e as që dua ta di”.

„Unë jam për ndërtimin e përmendores, por më mirë do të ishte të ndërtohej në vendin ku ndodhej shtëpia e saj ose këtu ku ka lindur”, u shprehën disa qytetarë.

Ngritjen e përmendores për Nënën Tereze, e financon ministria e financave. Busti i Gonxhes do të jetë 16.5 metra e gjatë dhe do të kushtojë 5,5 milionë euro. Punët tani janë përqendruar në izolimin e pishinës dhe i pjesës së lartë, gjegjësisht portës. Objekti është thënë se do të ketë edhe ballkon dhe skulptura tjera./TV21

https://www.youtube.com/watch?v=Gn03dgAWxkM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *