Tuesday , June 22 2021

Nehat Thaçi paraqitet para Gjykatës Speciale në Beograd

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi i cili u arrestua nga policia serbe në fund të shtatorit në vendkalimin kufitar “Te Dheu I Bardhë” do të paraqitet sot para Gjykatën Speciale në Beograd.

Siç kanë konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” në Prokurorinë e  Lartë Publike në Nish, juridiksion mbi këtë rast ka pohuar ndjekjen e Thaçit për krim të organizuar.

Thaçi është arrestuar nga autoritetet serbe si i dyshuar për veprën penale të terrorizmit, e cila është e dënueshme në këtë vend deri në 15 vjet burg.

Ai u arrestua më 29 shtator dhe ndodhet në paraburgim në burgun e Nishit në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë të po këtij qytetit të vitit 2010, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *