Wednesday , August 4 2021

Në Veles u kërkohet nxënësve të sigurojnë profesorë

Insistimi për të fuqizuar rolin e nxënësve nëpër shkollat e mesme, do të vazhdojë të jetë prioritet i angazhimeve të Unionit të Nxënësve Shqiptarë të Shkollave të Mesme. Ку Union, para dy muajve nis fushatën sensibilizuese, pikërisht në këtë
drejtim përmes organizmit të debateve që kishin në fokus rolin e nxënësve në vendimmarrje, ndërsa thonë se do të vazhdojnë angazhimin në po këtë drejtim menjëherë pas festave të nëntorit, transmeton Fakte.
Kështu, të paktën deklaron kryetari Jasir
Asani, ndërsa shpjegon se “gjatë këtij muaji të gjitha degët e Unionit do të kenë aktivitete per ngjarjet e rëndësishme të nëntorit dhe menjëherë pas kësaj
do të vazhdojmë me aktivitetet e radhës per fuqizimin dhe faktorizimin e nxënësve në shkollat e mesme”.

Kryetari i UNSHMSH-së, JasirAsani, vëren se është shumë e rëndësishme që nxënësit të jenë pjesë funksionale e shkollave dhe sistemit arsimor ne
përgjithësi dhe per këtë duhet angazhimi i te gjithëve, pasi realiteti është i disfavorshëm.

“Fatkeqësisht, jo vetëm nxënësit shqiptarë, por gjithë nxënësit në
përgjithësi, per moment janë të lënë anash procesit të marrjes së vendimeve”, thotë ai, duke shtuar se jane thuajse inegzistente shembujt kur nxënësit e një shkolle të jenë pjesë përmbajtjesore e marrjes se vendimeve, pra që roli i
tyre të jetë funksional.
Asani kujton gjithashtu se nxënësit mësojnë per vendimet që sillen në llogan te tyre vetëm pasi ato vendime jane sjellë nga një grup i vogël njerëzish në shkollë. Pra, gjenden para aktit të kiyer per te
gjitha çështjet, duke filluar nga ajo e lëndëve zgjedhore, uniformave që
duhet të mbajnë e deri te vlerësimi ekstern dhe situata të ngjashme. Sakaq,
kur mendohet se nxënësit bëhen pjesë e vendimmarrjes, sipas tij, shkohet ;me, respektivisht në situate kur nxënësit ngarkohen me sflda të cilat nuk u takojnë.

“Per shembull, në shkollën e mesme të Vlesit, atje ku kemi themeluar edhe degën e UNSHSHM, per mungesën e
profesorëve shqiptarë, drejtori kërkon prej nxënësve që të sigurojnë profesorë. Imagjinoni deri në çfarë ekstremi është shkuar”, thotë kryetari i Unionit, duke shtuar se “nxënësit janë në shkollë
per të mësuar dhe jo per të siguruar kuadër”.

Nuk duhet pra të ngatërrohen nevoja e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje me obligimet të cilat nukjanë të tyre. Në rastin konkret, profesorët per paralelet me mësim në gjuhën shqipe në veles duhet t’i sigurojë drejtori. Është ai
personi përgjegjës per TreguBimm e shkollës, pra edhe per sigurimin e
kuadrit per tegjitha paralelet qofshin shqiptare apo maqedonase dhe nuk jane nxënësit ata që duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Per pozitën “out” vendimmarrjes së nxënësve të mesëm neper shkolla, flet edhe raport i Avokatit te Popullit, që u publikua para dy ditëve dhe, sipas të cilit, vetëm 61 nga 103 shkolla të mesme në Maqedoni e kanë të rregulluar më akte të posaçëm vendimmarrjen e nxënësve në shkolla. Cilësia e vendimmarrjes është gjithashtu e pa kënaqshme, ose formale. Kjo situate, sipas kryetarit të UNSHSHM. e mban Maqedoninë shumë larg shteteve evropian dhe standardeve per shkoUim të mesëm. E që gjërat të ndryshojnë, sipas tij nevojitet angazhimi i të gjithëve pa përjashtuar edhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila thotë se per të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me nxënësit, duhet të konsultohet me ta. Në një
takim që përfaqësues të këtij Unioni kishin me ministrin aktual të Arsimit, Pishtar Lutfiun, i është kërkuar themelimi i një këshilli të posaçëm të nxënësve të shkollave të mesme në nivel shtetëror.
Ky këshill, sipas Unionit, duhet të shërbejë si urë lidhëse në procesin e marrjes së vendimeve, përpilimit te ligjeve dhe veprimeve të ngjashme
Sa MASH-i me unionet dhe këshillat e nxënësve./Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *