Tuesday , July 27 2021

Në Veles qeveria ka hapur 30 internet klube falas

Zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë Timço Mucunski dhe kryetari i komunës së Velesit Sllavço Çadiev sot në Veles hapën klub të ri interneti në suaza të projektit të MSHIA “Bota në pëllëmbë”, që ka për qëllim afrimin e teknologjive informatike deri te qytetarët dhe zhvillim të shoqërisë informatike në Republikën e Maqedonisë, transmeton Fakte.

“Sot jemi në komunën e Velesit që ta hapim klubin e 30-të të internetit falas”, theksoi Mucinski, duke falënderuar kryetarin e komunës dhe Këshillit të komunës për bashkëpunim partneriteti në realizimin e këtij projekti.

Ai theksoi se projekti ka disa qëllime, me ç’rast primare është realizimi i konceptit për e-inkluzion, që do të thotë qasje deri te interneti për sa më shumë qytetarë.

Projekti “Bota në pëllëmbë” MSHIA filloi ta realizoj në vitin 2007 si pjesë nga projektet për zhvillim të shoqërisë informatike dhe deri tani janë hapur gjithsej 30 klube interneti falas nëpër Maqedoni.  Projekti ka për qëllim uljen e hendekut digjital, rritjen e depërtimit të internetit dhe kyçje e qytetarëve në shoqërinë informatike, gjegjësisht e-inkluzion./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *