Tuesday , April 20 2021

Në Universitetin e Tetovës u shënua 108 vjetori i Kongresit të Manastirit

Universiteti i Tetovës e shënoi 108 vjetorin e Ditës së AlfabetitKongresitManastirit, që konsiderohet si një ndër ngjarjet më të mëdha historike dhe kulturore të shekullit të kaluar.

Në fjalën e tij, para auditorit të Universitetit, Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti deklaroi se Kongresi i Alfabetit u përgatit si rezultat i rrethanave historike, në të cilat çështja ABC-së u bë pjesë e lëvizjes së madhe për njësimin e ndërgjegjes kombëtare si parakusht dhe sfond i luftës për pavarësi kombëtare.

Vendimet e këtij Kongresi nuk i përcaktuan thjesht vetëm shkronjat, por një orientim kulturor që do të mbetej i përhershëm si identiteti themelor i kombit tonë të lashtë.

“108 vjet më parë, Kongresi i zhvilloi punimet me harmoninë dhe entuziazmin më të madh dhe në frymën patriotike të mendimtarëve të kombit, si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mit’hat Frashëri, Gjergj Gjiriazi, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Bajo Topulli dhe shumë të tjerëve që punuan me tërë qenien e tyre për realizimin e njërës prej aspiratave më jetike të kombit tonë, për Alfabetin e gjuhës sonë të bukur, Gjuhës shqipe”, tha Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Për rëndësinë historike të KongresitManastirit, para të pranishmëve, foli profesori i Katedrës së Historisë i UT-së Prof.Dr. Halim Purellku.

“Iniciativën për organizimin e një kongresi kombëtar për të arritur në një përfundim të unifikuar të çështjes së alfabetit e mori Klubi “Bashkimi” Manastirit, në mbledhjen e 26 gushtit të 1908.

Pas përgatitjeve gjatë muajve gusht – shtator 1908, Klubi “Bashkimi” në Manastir, e thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar.

Një alfabet I njësuar, do të ishte fillimi I letërsisë mbarë shqiptare. Kongresi i zhvilloi punimet prej 14-22 nëntor 1908, në Hotelin “Liria” të Themistokli Gërmenjit në Manastir.

Në kongres morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga të cilët 32 delegatë me të drejt vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme dhe 18 të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote.

Nga delegatët pjesëmarrës ishin dhe Salahedin beu, Gjergj Qiriazi, për Manastirit, Hafis Ibrahim efendiu, Emin beu, Haxhi Jashar efendiu dhe Rrok Berisha për Shkupin, Malik Elmazi për Nakoleter (mbase Nakolec, të Prespës) Xhemal beu dhe Beqir Dalipi për Ohrin, Ramiz beu për Dibrën, Sadik efendiu për Kërçovën, Haxhi Vildan efendi Dibra për Stambollin etj..Delegatët zgjodhën për Kryetar të Kongresit, Mid’hat bej Frashrin, nënkryetar Gjergj Qiriazin dhe Luigj Gurakiqin, kurse sekretar Hil Mosin, Toma Avramin dhe Nushet bej Vrionin.

Të gjithë Delegatët votuan propozimin që Gjergj Qiriazi të udhëhiqte seancën e ditës së parë të punimeve të Kongresit, deri sa të arrinte Mit’hat Frashëri, i cili për shkaqe objektive arriti me vonesë nga fundi i punimeve të ditës së parë.

Dy ditët e të para të kongresit; të shtunën e të dielën (14-15 nëntor), ishin të hapura për gjithë publikun dhe ishin prezent rreth 400 veta. Në ditën e tretë të punimeve kongresi zgjodhi një komision prej 11 vetash, në krye me Gjergj Fishtën, anëtarë i komisionit ishte dhe Gjergj Qiriazi”, tha mes tjerash Prof. Dr. Halim Purellku.

Akademia solemne kushtuar Ditës së Alfabetit, përfundoi me programin artistik të përgatitur nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *