SHARE

Në Shkup u promovua projekti “Mbështetje të reformave në sistemin e ndihmës juridike”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Këshilli i Evropës (KiE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti që është pjesë e “Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, në kuadër të programit “Sigurimi i drejtësisë”, që tani për tani zbatohet në Maqedoni, duhet të sigurojë mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë dhe njësive rajonale për përmirësimin e procedimit të kërkesave për ndihmë falas juridike dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për ofrimin e shërbimeve juridike me kapacitet dhe cilësi më të madhe.

Gjithashtu, projekti duhet të sigurojë zbatim më të lehtë të reformave në pajtim me standardet evropiane, duke përfshirë bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, Odën e Avokatëve, policinë, MPB-në dhe OJQ-të që japin ndihma falas juridike.

Buxheti i projektit është 300 mijë euro, dhe ka filluar në fillim të vitit, ndërsa do të zgjatë 17 muaj, pra deri në maj të vitit 2019. /Telegrafi

SHARE