Thursday , January 21 2021

Në shekullin XXI, Kopanica pa ujë, edhepse paguan faturat (video)

Fillimi Lajme PAS KRONIKËS SË TV21 PËR KOPANICËN PA UJË “UJËSJELLËSI DHE KANALIZIMI”-SHKUP…

PAS KRONIKËS SË TV21 PËR KOPANICËN PA UJË “UJËSJELLËSI DHE KANALIZIMI”-SHKUP PREMTON ZGJIDHJE

713
0
Facebook
Twitter

Një ditë pas kronikës së TV21 për mungesën e ujit në Kopanicë të Sarajit, Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Shkup theksoi se ky problem do të ketë zgjidhje, edhe ate gjatë ditëve në vijim. Zëdhënësi i kësaj ndërmarrje, Bllagoja Filipovski theksoi se do të dërgohen pompa të reja dhe trafostacion me përçues të lartë që do të vë në funksion rezervuarin që furnizon me ujë këtë fshat. Por sipas tij, ky fshat vuan nga mungesa e ujit edhe nga qytetarët e pandërgjegjshëm që po keqpërdorin ujin dhe lidhjet ilegale në rrjetin e ujit.

“Duke u nisur nga ajo se nga qytetarët e  pandërgjegjshëm nuk duhet të vuajnë ata që e përdorin ujin në mënyrë racionale, ne kemi dërguar deri tek EVN Maqedoni kërkesë për trafostacion të ri me kapacitet të lartë të energjisë, me të cilin do të kemi mundësi të vendosim edhe pompa të reja, të cilat veçmë i kemi blerë, me fuqi dyfish më të madhe”, tha Blagoja Filipovski, zëdhënës i NP ujësjellësi

Banorët e fshatit ankohen për fatura  të fryra që u vijnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, dhe që sipas tyre nuk janë reale.

“5400 denarë ka ardhur për këtë muaj. Jam i detyruar të paguaj, pasi përmbaruesi do të ma ndalon rrogën. Vitin e kaluar kam paguar 18,000 denarë, më detyruan me noter t’i paguaj, a ujë s’kemi” , theksoi Gani Azizi, banor i Kopanicës

Por,zëdhënësi Filipovski tha se të gjithë qytetarët që kanë dyshime për faturat e pranuara, duhet të drejtohen në qendrën rajonale të kësaj ndërmarrje për të shprehur ankesat e tyre. Kopanica dy viteve të fundit gjatë stinës së verës nuk kanë ujë të pijshëm, ndërsa ditëve në vijim do të dihet se a do të ketë ujë ose jo për këtë fshat./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *