Wednesday , December 12 2018

Në Prishtinë vendosen posterë: “Sot jam 100 % shtet – Faleminderit kryeministër”

Me posterë të mëdhenj me të cilin i atribuohen merita të mëdha kryeministrit Ramush Haradinaj, ka nisur muzgu i së premtes.

“Sot jam 100 % shtet – Faleminderit kryeministër”, është mbishkrimi në të bardhë, derisa në anën tjetër është flamuri i Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj që qëndron në këmbë, percjell Fakte.

Koha.net nuk ka mundur të marrë vesh se kush i ka vendosur këta posterë gjigant. Një i tillë është vendosur në balloren e hotelit Grand dhe një tjetër mbi platenë e Pallatit të Rinisë. Portali Koha.net ka provouar të kontaktojë me zyrën për media të Kryeministrisë, por e ka pasur të pamundur.

Posteri, sipas të gjitha gjasave i referohet vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, për ngritjen në 100 për qind të taksës për mallrat që në Kosovë hyjnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Nga ana tjetër, ka kohë që partitë politike, kanë nisur vizitat në terren, duke kumtuar edhe forcimin e radhëve të veta me anëtarë të rinj, lajme që qarkullojnë nga partitë kryesisht para zgjedhjeve.

Në fakt, për këtë vendim, brenda koalicionit qeverisës ka nisur një luftë për marrjen e meritave. Koha.net mbrëmë ka bërë një përshkrim të deklaratave të fundit, në të cilat PDK-ja ia atribuon shefit të kësaj partie Kadri Veseli ngritjen në 100 për qind, derisa zv.kryeministri Enver Hoxhaj kishte thënë se ka qenë iniciativë e tij që të vihet taksë prej 10 për qind për mallrat serbe.

Vendimin e ka propozuar Endrit Shala, që është ministër i Tregtisë e Industrisë që vjen nga Nisma e Fatmir Limajt, i cili po ashtu është deklaruar rreth taksës.

Natyrisht eksponentë të AAK-së ia kanë atribuuar vendimin kreut të Qeverisë, Ramusha Haradinajt, e posterët e rinj mund të jenë pjesë e kësaj “lufte”.

Kujtojmë se Kosova ka dështuar për herë të tretë që të anëtarësohet në INTERPOL, për të cilën askush nuk e ka marrë fajin, duke thënë se dështimi erdhi si pasojë e fushatës agresive serbe.

1 / 2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.