Saturday , January 23 2021

NË PRAG TË VITIT TË RI SHKOLLOR SHKOLLA E HASANBEGUT PO SANON DËMET NGA VËRSHIMET (video)

Shkolla fillore “25 maji” në Hasanbeg që u përfshi nga vërshimet po bëhet gati për të qenë e gatshme për 1 shtator, kur fillon viti i ri shkollor. Aty po vazhdojnë punimet intensive për sanimin e dëmeve, por edhe demolimi i saj që u bë nga persona të panjohur, që akoma nuk janë zbuluar nga organet e rendit. Nga drejtoria e kësaj shkolle thonë se shkolla do të jetë e hapur me kohë dhe se po bëhen të gjitha përgatitjet, transmeton Fakte.

“USAID-i po na ndihmon për të lyer shkollën përbrenda. Gjithashtu, punëtorët tanë po punojnë në mënyrë që me 1 shtator të fillojë viti i ri shkollor dhe mund t’i pranojmë nxënësit në shkollë. Është duke u përgatitur fusha e sportit, dhe deri të mërkurën pritet të bëhet edhe asfaltimi i fushës së sportit”, tha drejtori i SHF “25 Maji”, Fadil Murtezani.

Edhe nga Ministria e Arsimit theksojnë se me shpejtësi po realizohen punimet dhe shkolla do ti rikthehet normalitetit duke filluar me kohë vitin e ri shkollor.

“Në objektin që ne e quajmë shkolla e vjetër, edhe aty do të punohet që me 1 shtator të filloj me sukses viti i ri shkollor”, tha Safet Neziri, këshilltar i ministrit të arsimit dhe shkencës.

Nga drejtoria e shkollës i bëjnë apel familjeve që janë larguar përkohësisht nga Hasanbegu dhe që fëmijët e tyre i kanë regjistruar në shkollat e tjera, të evidentohen në shkollën e tyre, me qëllim të kompensimit të librave dhe materialeve shkollore.

Po ashtu ata kërkojnë që organet e rendit të zbulojnë autorët e demolimit të klasëve, që ndodhën disa ditë pas vërshimeve. Në këtë shkollë fillore mësimin e ndjekin 8 paralele./TV21

https://youtu.be/bFwNgNF6y4k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *