Në pamundësi të BDI-së, VMRO vazhdon me iftaret. Mbrëmë Popovski bëri “Amin” në Dibër

Në pamundësi për t’u paraqitur para popullit BDI, në ndihmë ka dalë partneri i tyre VMRO-DPMNE. Ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Zoran Jolevski, Nikolla Poposki mbrëmë shtruan një iftar në Dibër.

Duke shprehur kënaqësinë që gjendet në Dibër, i njohur për shekuj me radhë për bashkëjetesë dhe tolerancë fetare, Jolevski të gjithëve besimtarëve të fesë islame ua uroi muajin e shenjtë të Ramazanit.

Në iftar morrën pjesë edhe myftiu i Dibrës Ramazan Efendi Hasa, deputetët Fatmir Imeroski, Alim Bilali dhe Sasho Vasilevski, kryetari i komunës së Mavrovës Rostushë Mukrem Mehmedi, imamë, përfaqësuesit e shoqërisë dhe jetës politike dhe sektorit të biznesit në komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *