Friday , December 14 2018

NË MOSKË FILLON TË FORMËSOHET QËNDRIMI PRO MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI!

Diskutohet për takimin e Thaçit me Putinin

Gazeta ruse “Izvestia” ka vazhduar të raportojë për takimin në Paris në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij rus Vladimir Putin, duke përforcuar bindjes se Rusia tani përkrah arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Rusisë.

“Izvestia” e përsërit se Putini dhe lideri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, janë takuar shkurt në dielën, në Paris, në ceremoninë e shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe shton se “në këtë takim, Putin ka theksuar nevojën që Kosova të arrijë një koncensuz me Serbinë dhe ka shtuar se Moska do të përkrahë një marrëveshje të tillë”.

Duke cituar ekspertë rusë për Ballkanin, gazeta elaboron ndryshimin e qëndrimit të Rusisë dhe përkrahjen për një marrëveshje që do të arrihej në mes të Kosovës e Serbisë.

“Moska është faktor që përmendet nga të dyja palët (Beogradi e Prishtina) në procesin e negociatave. Deri tani kryesisht ka qenë Beogradi që e ka shfrytëzuar këtë. Por, pasi Hashim Thaçi ja doli të ketë një dorë-shtrëngim me Putinin në Paris, tani ai ka fituar një letër të fortë”, thotë Yelena Guskova, kryesuese e “Center for Modern Balkan Crisis Studies” në Institutin për Studime Sllave në Akademinë e Shkencave të Rusisë.

“Megjithatë, takimi në Paris në mes të Putin dhe Thaçi nuk do të thotë asgjë. Rusia përkrah qëndrimin e Serbisë në këtë”, ka shtuar ajo. “Në takimin e fundit (në mes Putin dhe Presidentit Vuçiq të Serbisë) është konfirmuar se Rusia do të përkrah çdo vendim të Beogradit, por më e rëndësishmja është që marrëveshja të arrihet në mënyrë paqësore dhe të ketë miratimin e dyja palëve, Prishtinës e Beogradit”.

Sipas Andrey Sushentsov, President i “Eurasian Strategies Moscow State Institute of International Relations (MGIMO)” takimi “spontan” në mes Putinit dhe Thaçit është inkurajuar nga pala franceze që ishte përgjegjëse për protokollin. “Ata vepruan ashtu që Thaçi pat rast disa herë të ulet afër presidentit tonë dhe ta pyes për disa çështje”, ka thënë ai.

Francezët dëshirojnë të shohin progres në procesin e paqes në mes Kosovës e Serbisë, ka sqaruar ky ekspert. “Edhe ne këtë e dëshirojmë, por jo në dëm të interesave të Serbisë”./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.