Monday , August 20 2018

Në Kosovë po ndërtohet ura më e gjatë në Ballkan

Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ e cila pritet të përfundojë brenda këtij viti ka edhe urat që janë të larta dhe i japin mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut, përcjell Fakte.

Nga Gryka e Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada do të jetë e ndërtuar nga urat gjigante që çdo ditë po i japin pamje të veçantë, raporton RTKlive.

Ndryshe Autostrada ‘Arbën Xhaferi’, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës, 600 milionë euro, duke mos përjashtuar edhe një shumë tjetër që do të jetë miliona euro për shkak të penalltive që po i merr qeveria e Kosovës nga kompania ndërtuese.

Ura më e gjatë në Kaçanik do të jetë rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.