Tuesday , April 20 2021

Në Bruksel prezantohet sistemi zbulues për siguri në Maqedoni

Në Bruksel sot në mbledhje të përbashkëta të grupeve punues TWR dhe COTER në kuadër të Këshillit Evropian të BE-së, Agjencia për Zbulim e ka prezantuar sistemin zbulues të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe aktivitetet që ndërmerren për përballjen me kërcënimet e sigurisë rreth interesave të vendit dhe rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Si kërcënime kryesore rreth interesit të sigurisë janë prezantuar migracioni ilegal dhe terrorizmi dhe aktivitetet e AZ-së dhe institucionet e tjera në përballjen dhe parandalimin e këtyre kërcënimeve. Gjithashtu, është potencuar bashkëpunimi i planit bilateral me një pjesë të vendeve anëtare të BE-së me fqinjët. Në fund të prezantimit është kërkuar mbështetje për integrimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë në BE si dhe ndihmesa në përforcimin e kapaciteteve të sigurisë’, qëndron në kumtesën e AZ-së. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *