Tuesday , April 20 2021

NË ALEPO HYRI NË FUQI ARMËPUSHIMI HUMANITAR

Në Alepo, i njohur si “kryeqendra veriore” e Sirisë, ku forcat qeveritare rrethuan rajone, të cilat janë nën kontroll të grupeve kryengritëse, sot në fuqi hyri armëpushimi humanitar.

Armata siriane njoftoi se ndërprerja e zjarrit do të zgjasë prej orës 9 deri në orën 19 sipas kohës lokale, njoftoi TASS.

“Pasi ushtarët me sukses u ballafaquan me të gjitha përpjekjet e grupeve të armatosura të depërtojnë në bllokimet e pjesëve lindore të Alepos, komanda e forcave të armatosura solli vendim me qëllim të shmangies së gjakderdhjeve të panevojshme të vendosë edhe një pushim humanitar. Gjatë pushimit do të hapen të gjitha korridoret për qarkullim të civilëve dhe luftëtarëve, të cilët mund t’i mbajnë armët e tyre”, theksoi komanda ushtarake.

Ushtarët sirianë sërish u bën thirrje kryengritësve ta respektojnë armëpushimin dhe ta braktisin Alepon përmes të dy korridoreve dedikuar për ata. Më 20 tetor Qeveria siriane dhe ushtria ndërmorën operacion për evakuimin e civilëve dhe të lënduarve, si dhe nxjerrjen e luftëtarëve të armatosur nga lagjet lindore.

Grupet radikale megjithatë e penguan armëpushimin, duhet hapur zjarr drejt lagjeve, nëpër të cilat kalojnë korridoret dhe nuk u lejuan banorëve t’i braktisin zonat e rrethuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *