Ndryshon Ligji për policinë, Qeveria hendikepon ministrin e ardhshëm

Me ndryshimet e Ligjit për punë të brendshme, me të cilat parashihet sekretari shtetëror në MPB të emërohet nga Qeveria, pushteti dëshiron t’ia lidh duart ministrit të ri, i cili do të qëndronte në krye me MPB-në para zgjedhjeve, thotë për “Meta” deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanovs.

Sipas Trajanovit, qëllimi i ndryshimeve është që të shkurtohen kompetencat e ministrit, i cili me ndryshimet e Ligjit nuk do të mund të vendos për emërimin e sekretarit shtetëror në këtë dikaster.

I njëjtë është qëllimi edhe me ndryshimet e Ligjit për polici, që para dhjetëra ditëve ishin në rend dite në Kuvend, vlerëson Trajanov. Me ndryshimin e neneve 17 dhe 18 nga Ligji për polici, kompetenca ndaj punës së një pjese të policisë kriminaliste, policisë së uniformuar, policisë kufitare, forcave speciale e kështu me radhë, tani e marrin njësitet organizative në suazat e Byrosë për siguri publike (BSP), edhe pse deri më tani ata ishin nën kompetencë të Shërbimeve Qendrore Policore (SHQP). Ndërkaq, kryeshefin e shërbimeve qendrore policore e emëron ministri i brendshëm.

“Drejtorët e Byrosë së sigurisë publike (BSP) dhe Drejtorisë së sigurisë dhe kundër- zbulimit (DSK) i emëron qeveria dhe këtu qëllimi është i qartë. Me ndryshimet po kryhet involvim i drejtpërdrejtë në ligjin për polici, me të vetmin qëllim ministrit të ri në krye me MPB-në në qeverinë para- zgjedhore t’i shkurtohen kompetencat dhe të mos i jepet mundësi vet të vendos njerëz me të cilët do të bashkëpunonte si dhe të mos ketë kontroll ndaj njësive në MPB dhe polici. Kjo po bëhet edhe me ndryshimet në ligjit e punëve të brendshme, me të cilat sekretarin shtetëror tani do ta emëron Qeveria” thotë Trajanov.

Në arsyetimin e propozim- ndryshimeve të Ligjit për punë të brendshme, ku deputetët e nënshkruar nga shumica parlamentare të VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, Sasho Aqimovski, Pavle Sazdov, Marjanço Kolevski, Nada Cipusheva dhe Talat Xhaferi, qëndron se ndryshimet janë për shkak të zbatimit praktik të Ligjit.

“Duke pasur parasysh zbatimin e deritanishëm praktik të Ligjit, u vërtetua se është e nevojshme pozicionim më ndryshe i sekretarit shtetëror në MPB. Në vend që të emërohet nga përfaqësuesit udhëheqës të Ministrisë, me këtë ligj propozohet ky person të emërohet dhe shkarkohet nga Qeveria e R. së Maqedonisë me propozim të Ministrit të brendshëm” thuhet në propozim- ndryshimet e Ligjit.

Praktika dhe “kryerja ekonomike dhe e specializuar e punëve policore” janë përmendur edhe në arsyetimin e ndryshimeve të Ligjit për polici, ku propozues ishte Qeveria.

“Për shkak të rregullimit normativ të rezultateve nga reformat disa- vjeçare në polici, si dhe për shkak të kryerjes ekonomike dhe të specializuar të punëve policore, propozohen intervenime përkatëse në këtë pjesë të ligjit, në përmbajtjen e neneve 17 dhe 18 nga ky ligj. Intervenimet përkatëse normative në nenet 17 dhe 18 janë rezultat i përvojave dhe analizave krahasuese e për ngritjen e nivelit të efikasitetit në punën policore” thuhet në arsyetimin e ndryshimeve.

Ndryshimet e dy ligjeve miratohen me procedurë të shkurtër.

Ndryshe, sekretarja e deritanishme shtetërore në MPB, Anastasia Ilieska sot u emërua për drejtore e Drejtorisë së të ardhura publike (DAP).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *