Tuesday , December 11 2018

Ndryshimi i emrit, Zaev në kërkim të votave

Zoran Zaev është vënë në kërkim të numrave të deputetëve, por edhe në rast se procesi për zbatimin e marrëveshjes së Prespës dështon edhe në Kuvend, kryeministri maqedonas është i vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kreu i ekzekutivit paralajmëroi fillimin e bisedimeve me opozitën dhe faktorët e tjerë politik.

“Deri në fund të nëntorit”, u shpreh ai, “ka mjaft kohë për qeveri teknike dhe zgjedhje. Proceset nuk mund të ndërtohen e pastaj të mbeten në vend, duhet patjetër të ecim përpara dhe t’i kushtojmë vëmendje maksimale”, ishte komenti i tij.

Ndryshe nga Zaevi, partnerët e tij të koalicionit nuk mendojnë se është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe këmbëngulin të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat që procesi të kalojë me sukses përmes ligjvënësve.

Presidenti Gjorgje Ivanov ndërkohë e konsideroi një dështim votimin e së dielës e kërkoi të respektohet vendimi i popullit, i cili, sipas tij, “e hodhi poshtë marrëveshjen e dëmshme për emrin.

Për organizatat që e vëzhguan nga afër referendumin, OSBE-ODIHR dhe Asamblea Parlamentare e Këshillit Europian, ai kaloi në mënyrë të qetë dhe demokratike; por problemi më i madh i evidentuar prej tyre ishte ai i listave zgjedhore, pastrimin e të cilave e cilësuan së bashku me regjistrimin e popullsisë si nevoja urgjente për vendin.

Tejet i drejtpërdrejtë në komentin e tij, “The Guardian” e quajti rezultatin e votimit të së dielës si një tjetër fitore për Rusinë.

Zyrtarët perëndimore, thuhej në artikull, e paralajmëruan që përpara se Moska do të përpiqej të ulte pjesëmarrjen në referendum me qëllimin të zhvlerësonte rezultatin.

Moska e mohon ndërhyrjen, por jo me larg se muajin e kaluar, 40 postime të reja në ditë shfaqeshin në facebook duke inkurajuar bojkotin, ndërsa rrjetet sociale bombardoheshin me pyetje te tipit: A do t’i lejoni shqiptaret të ndryshojnë emrin tuaj?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.