Wednesday , December 12 2018

Ndryshimet kushtetuese, Llavrov: Bejli ka marrë pjesë në korruptimin e deputetëve të opozitës

Po ndodh përzierje e ashpër sistematike e SHBA-së dhe BE-së në punët e brendshme të Maqedonisë. Çdo ditë qytetarët e Maqedonisë janë bindur që të votojnë “për” në referendumin për Marrëveshjen e Prespës më 30 shtator të këtij viti. Referendumi siç dihet nuk pati sukses. Por, në këtë situatë në Kuvendin e Maqedonisë më 19 tetor është shtyrë një vendim për ndryshimet kushtetuese me shantazhe dhe korruptim të deputetëve të opozitës. Në këtë ndodhi të huajt morën pjesë drejtpërdrejt, duke e përfshirë ambasadorin e SHBA-së”, akuzon ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov në një intervistë për gazetën greke “Efimerida ton sindakton”, percjell Fakte.

Në një intervistë të publikuar në ditën kur kryeministri grek, Aleksis Cipras është në vizitë zyrtare në Moskë, Llavrov e shfrytëzon fjalën Maqedonia, që gazeta greke e shenjëzon me yll dhe poshtë në fusnotë sqaron se Greqia atë vend e pranon si Ish Republika Jugosllave Republika e Maqedonisë.

Shefi i diplomacisë ruse thekson se trysnitë në Maqedoni vazhdojnë edhe tani, duke tentuar që të miratohet procesi i ndryshimeve kushtetuese në fillim të vitit 2019.

“Është interesante që shpejtimi i tillë është në funksion të detyrës së vetme të vendosur nga Uashingtoni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Spekulimet për domosdoshmërinë për miratimin e Marrëveshjes së Prespës për shkak të përshpejtimit të anëtarësimit në BE nuk munden t’u përgjigjen kritikave. Bisedimet me Brukselin për atë do të munden, sipas përvojave të zvarriten edhe për disa dekada”, thotë Llavrov./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.