Wednesday , June 23 2021

Ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit 2016 në mbledhje kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të 111-të do të diskutojë rreth Propozimit të plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.

Në rend dite të mbledhjes janë edhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për qendrën shtetërore të provimeve, në procedurë të shkurtuar, si dhe Raportin vjetor për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015.
Para deputetëve janë edhe disa propozim-vendime për zgjedhje të Këshillit të prokurorëve publik të RM-së, për emërim të anëtarit të Komisionit të Agjencisë për posta, si dhe për zgjedhje të anëtarit të Këshillit gjyqësor të RM-së.
Në mbledhjen e sotme janë edhe disa ratifikime të marrëveshjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qeveritë e Vietnamit, Italisë dhe Serbisë.
Deputetët do të diskutojnë edhe rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për sigurim shëndetësor, Ligjit për tokën ndërtimore, Ligjit për nëpunës administrativ dhe Ligjit për akademi sportive, të gjithë në procedurë të shkurtuar./mia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *