Tuesday , July 27 2021

Ndryshime në Federatën e boksit në Maqedoni, Faton Salihu nënkryetar

Sot në godinën e Fakultetit të kulturës fizike në Shkup është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së boksit të Maqedonisë ku më në fund është zgjedhur kryetari i ri si dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Me Federatën e boksit të Maqedonisë tani do të udhëheq Oliver Zllatkov, ndërsa federata do të ketë dy nënkryetar, Faton Salihu dhe Bllazhe Donev.

Ish-kampioni i shumëfishtë i Maqedonisë dhe kampioni evropian Faton Salihu, ka komentuar në llogarinë e tij në “Facebook” duke thënë: “Me iniciativën time, Faton Salihu, Oliver Stankov dhe Ilija Mladenovski, dhe me përkrahjen e të gjitha klubeve sot me 27 – 06 -2016 u mbajt kuvendi zgjedhor i Federatës së boksit të Maqedonisë, ku u zgjodh edhe kryetari i ri, Oliver Zlatkov dhe dy nënkryetarë, Faton Salihu dhe Bllaze Donev”. Federata e boksit deri më tani ishte përballur me probleme të shumta, ndrërsa bllokimi i llogarisë bankare ka qenë kyq për të mos u zhvilluar sporti i boksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *