Saturday , June 19 2021

Ndihmë e drejtpërdrejtë prej 70 milionë denarë për Hekurudhën

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit solli vendim për rritjen e mjeteve në vlerë prej rreth 70 milionë denarësh në nivel vjetor, ndihmë të drejtpërdrejtë për punë operative të Hekurudhës, kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, transmeton MIA.

Me këto mjete, në mënyrë shtesë rritet ndihma financiare e cila në nivel mujor drejtpërdrejt paguhet në HM Transport.

Me vendimin, siç theksohet në kumtesë, mundësohet që të përmirësohet gjendja e cila në periudhën e fundit po ndodh në Hekurudhë dhe të ndihmohet në zhbllokimin e sistemit të përgjithshëm hekurudhor në vend.

“Në drejtim të tejkalimit të gjendjes gjithëpërfshirëse, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në kuadër të ligjeve të zbatueshme do t’i dërgojë këto 70 milionë denarë shtesë me qëllim që të zgjidhet gjendja me bllokadën nga ana e të punësuarve. Njëherit sipas rregullave në Republikën e Maqedonisë, këto mjete shtesë do të mund të dërgohen nëse të punësuarit për punën e kryer zbatojnë dokumentacion adekuat për shpenzimet e bëra që të mundet mjetet e paguara të arsyetohen në buxhetin e Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Në përpjekjen e zgjidhjes së tërë gjendjes, nga Ministria apelojnë deri te ekipi menaxherial dhe organizatat sindikale të gjejnë zgjidhje që në afat sa më të shpejtë të mundshëm që të mundësohet funksionim normal i ndërmarrjes.

“Në këtë moment është e nevojshme të krijohen kushte për funksionin e qarkullimit hekurudhor që të mund në kuadër të ligjit të fillojë të paguhet ndihma shtetërore ndaj Hekurudhës”, thuhet në kumtesë.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve theksojnë se në drejtim të zgjidhjes së tërë gjendjes do të vazhdojnë me pagesën e mjeteve në emër të transfertave dhe subvencioneve ndaj Hekurudhës, por vetëm në kuadër të rregullave dhe nën kushte për të cilat të punësuarit duhet t’i kryejnë obligimet e punës ndaj ndërmarrjes.

“Në rast të vazhdimit të protestës së një pjese të punëtorëve, do të vihet në pikëpyetje pagesa e pagave për të gjithë të punësuarit në hekurudhë dhe me këtë edhe të punës së përgjithshme të ndërmarrjes dhe vetë në dëm të ndërmarrjes”, shtohet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *