Ndërpritet seanca për “Kumanovën”, intervenon ndihma e shpejtë

Të akuzuarit e grupit të Kumanovës edhe gjatë vazhdimit të seancës së sotme gjyqësore janë ankuar për keqtrajtim dhe torturë psikike. Ky ka qenë edhe shkaku kryesor që gjykatësja Verka Petrovaska të ndërpresë seancën dhe të jap pushim prej një ore për të intervenuar mjekët, njofton gazeta KOHA. Në gjykatë ka ardhur ekip mjekësor i ndihmës së shpejtë. Pjesa dërmuese e të akuzuarve janë shprehur se nuk janë në gjendje ta përcjellin gjykimin. Prej tyre, i akuzuari Enver Hoxha-Klajn është në gjendje më të rendë psikike. Të akuzuarit janë ankuar se pjesëtarë të Njësisë speciale, me veshje civile, brenda seancës i ofendojnë dhe shajnë. Ata  kanë paralajmëruar bojkotimin e procesit gjyqësor për shkak të mungesës së kushteve. Të akuzuarit gjithashtu kanë kërkuar reagimin dhe intervenimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *