Tuesday , June 22 2021

Naunovski: Ivanov do të shpallë gjendje lufte në vend

Kryetari i Komisionit kundër diskriminimit Toni Naunovski, i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, sonte në TV Nova ka deklaruar se ekziston mundësia reale që presidenti i vendit Gjorge Ivanov të shpallë gjendje lufte në Maqedoni, shkruan Fakte.

“Mos dhashtë Zoti që LSDM dhe partitë shqiptarë të tentojnë që në ndonjë lokacion, pasi në Kuvend dhe në afërsi të tij nuk do të munden, të formojnë qeveri të re. Ky do të ishte një grushtshtet i pastërt, dhe presidenti i vendit Ivanov, sigurisht se duhet dhe të shpallë gjendje lufte në vend” – ka deklaruar Naunovski.

Sipas tij, e vetmja rrugëdalje nga situata aktuale politike janë zgjedhjet e reja parlamentare bashkë me ato lokale, nëse nuk formohet qeveria nga partnerët e deritanishëm VMRO – BDI./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *