Wednesday , July 28 2021

Naumov: Qeveria aktuale do ta lë shtetin me borxh prej pesë miliardë eurosh

Zëvendës ministri plotësues nga radhët e LSDM-së opozitare ka kritikuar propozim buxhetin e vitit 2017 të ministrit aktual Kiril Minovski në lidhje me borxhin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Minoski e shfrytëzon shpalljen e hapur për letrat me vlerë e plasuar në opinion para shpërndarjes së Kuvendit të Maqedonisë duke i ngarkuar qytetarët me një barë shtesë. Kjo qeveri pas vetes do të lë një borxh prej pesë miliardë euro. Minoski është nisur në rrugën e paraardhësit të tij, Zoran Stavreski por ne do ta ndalojmë dhe nuk do të ketë sukses. Për të gjithë keqpërdorimet ata do të mbajnë përgjegjësi.” thotë Naumov./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *