Saturday , October 20 2018

NATO përgatitet për “pushtimin” rus të Evropës

NATO-ja po përgatit simulimin më të madh të trupave të veta në më shumë se një dekadë për të qenë “në gjendje dispozicioni” pas shfaqjes së forcës së ushtrisë ruse dhe kineze së fundmi.

Ushtrimet në Norvegji pritet të nisin në tetor dhe do të përfshijnë 45 mijë trupa, 150 aeroplanë ushtarakë, 60 anije dhe 10 mijë vetura nga 29 shtete pjesë e NATO-s, transmeton Koha.net.

Ky simulim i luftës, që është më i madhi që nga viti 2002, vjen pas ushtrimeve të përbashkëta të ushtrisë ruse dhe të Kinës muajin e shkuar. Këto ushtrime u mbajtën në Siberi dhe në to u përfshinë rreth 300 mijë trupa ruse.

Suedia dhe Finlanda, që bashkëpunojnë me NATO-n, por që s’janë anëtare, do të marrin pjesë në simulime.

“Simulimi ka për qëllim të sigurojë që forcat e NATO-s janë të trajnuara, në dispozicion për të operuar bashkërisht, dhe gati për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi nga çdo drejtim”, thuhet në një njoftim të fundit të NATO-s.

Javën e shkuar, një zyrtar amerikan paralajmëroi Rusinë që të ndalojë zhvillimin e fshehtë të një sistemi raketor të ndaluar.

Rusia nuk ka pranuar një ftesë që të dërgojë mbikqyrësit e vet për të shikuar ushtrimet ushtarake të NATO-s, por admirali James Foggo thotë se “është në interes të tyre që të shohim se çfarë bëjmë, dhe të mësojnë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ka shqetësime për ndërhyrjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe Gjeorgji, për përkrahjen për Bashar Assadin në Siri dhe për forcimin e forcave detare ruse në Mesdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.