Tuesday , June 22 2021

NATO kërkon maturi nga partitë politike dhe formimin e Qeverisë në Maqedoni

Pas zhvillemebve të fundit politike në Maqedoni, dhe pas paralajmërimeve VMRO-DPMNE-së dhe disa eksponentëve të saj për destabilizim të vendit nëse kjo parti do të ngelte në opozitë ka reaguar kreu i Aleancës Veri-Atlantike NATO, Jens Stoltenberg, shkruan Fakte. Sipas tij, NATO në samitin e vitit të kaluar në Varshavë ka përkrahur zbatimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinos dhe zgjedhjet e parakohshme paralementare kanë kaluar pa ndonjë vërejtje më të madhe.

Pas tentimit të parë për formimin e qeverisë, tani është bërë e ditur se, sipas kërkesës së presidentit, nënshkrimet e kërkuara janë siguruar. 

Pres nga autoritetet e Shkupit të plotësojnë hapin tjetër në procesin demokratik. Bëj thirrje tek të gjitha partitë politike të jenë të përmbbajtura në deklaratat dhe në veprimet e tyre, dhe të marrin vendime në të mirën e të gjithë qytetarëve.” – shkruan Stoltenberg. Ai më tej shprehet se NATO qëndron e përkushtuar në anëtarësimin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë  në këtë Aleancë, sipas vendimit të samitit të NATO-s nga Bukureshti në vitin 2008./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *