Najçevska: Ndoshta Çavkov duhet gjykuar bashkë me “Grupin e Kumanovës”

Mirjana Najçevska, aktiviste e të drejtave të njeriut thekson se mund të llogaritet si ndikim ndaj dëshmitarëve, deklarata e ministrit të brendshëm Mitko Çavkov se polici dëshmitar në rastin e Lagjes së Trimave ka qenë i ngatërruar kur ka thënë se Mirsad Ndrecaj është vrarë pasi që ishte arrestuar.

“Po, dhe jo vetëm ndikim ndaj dëshmitarëve, por edhe ndikim ndaj gjykatës e cila po orientohet në mos pranimin e këtij rrëfimi”, deklaroi Najcevska për “Maqedonia e Lirë”.

Najcevska vlerëson se duhet kërkuar suspendimi urgjent i tij.

“Pasi që bëhet fjalë për një njeri që mund të gjendet në bankën e të akuzuarve në këtë rast, në këtë situatë duhet kërkuar suspendim urgjent të tij nga funksioni si ministër i punëve të brendshme dhe të ndërmerren masa të përkohshme në drejtimin e mbrojtjes prej ndikimit të tij”,deklaroi Najcevska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *