Thursday , December 13 2018

MYFTENIA E TETOVËS NDERON TEUTA ARIFIN DHE VULLNET AMETIN (video)

Myftinia e BFI-së Tetovës realizoi akademi solemne me një program të begatshëm në nderim të ditëlindjes së njeriut më të dashur dhe më të përkryer Muhamedit a.s, ku çdo pikë e shfaqur para të pranishmëve në fokus kishte nderimin e figurës më të ndritur të njerëzimit.

Të pranishëm në akademinë solemne ishin, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Kryetarja e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, Proprektori për arsim i UT-së Prof. Dr. Reshat Qahili, filantropi i madh i trojeve shqiptare me përmasa globale z. Lazim Destani, myftinjtë e myftinive të BFI-së në RM, Ish myftinjtë e Tetovës, përfaqësues i Kishës Ortodokse Maqedonase, Dekani i Fakultetit Filozofik të UT-së, prodekanët e UT-së, Drejtori i Medresesë Isa Beu, drejtorët e shkollave të mesme në Tetovë dhe koordinatorët e Medresesë Isa Beu, anëtarët e Rijasetit, anëtarët e Myftinisë, kolegët e Myftinisë, përfaqësues nga kori diplomatik dhe të shoqatave, firmave e fondacioneve të ndryshme, profesorët, profesoreshat, hoxhallarët, afaristët, studentët, nxënësit, nxënëset mysafirët dhe mediat.

Programi i këtij manifestimi filloi me leximin e  një pjese nga Kur’ani Famëlart të kënduar nga Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës  Hfz. Abdurahim ef. Murati.

Poashtu pas leximit të Kuranit Famëlart Profesor Naser Rushani paraqiti një ligjëratë shumë mbresëlënëse

Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, në emër të Myftinisë  përshëndeti të pranishmit. Pas fjalës përshëndetëse të Myftiut u ftua në skenë Kryetarja e Komunës së tone znj. Teuta Arifi të cilës në shenjë respekti për kontributin dhe mbështetjen  e dhënë Myftinisë së Tetovës, të pranojë mirënjohjen nga ana e Myftiut.

Poashtu një dhuratë iu dha njeriut i cili është dekoruar me shumë çmime, shumë mirënjohje kanë shkuar në adresë  të tij për punën dhe meritat që ka vepruar, filantropi i trojeve Shqiptare z. Haxhi Lazim Destanin. Ai për mbështetjen, kontributin e tij të parezervë   pranojë një dhuratë nga Myftiu i Tetovës.

Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi. Ndërkaq ai në fjalën  e tij përshëndetëse mes tjerash tha: “Islami është feja e paqes, dashurisë, humanitetit, solidaritetit dhe progresit, ndërsa sonte jemi këtu për të dërguar salavate Muhamedit a.s, dhe për ti thënë se nuk do të devijojmë nga ajo që ai na ka mësuar nga ajetet Kur’anore dhe hadithet e tij.

Poashtu pas përshëndetjeve të Kryetarit të BFI, së u ftua në skenë Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. dr. Vullnet Ameti i cili ne asnjë moment nuk ka munguar në mbështetjen e BFI-së dhe të Myftinisë së Tetovës qoftë me fjalët qëndrimet dhe mbështetjen e tij personale dhe institucionale, për te pranuar në shenjë respekti mirënjohje nga Myftinia e Tetovës te cilën ia dhuroi Kryetari i Bashkësisë Islame. Por, për shkak agjendës së ngjeshur Rektori nuk ishte prezent në këtë program, prandaj u ftua Prorektori për arsim Prof. Dr. Reshat Qaili që ta pranojë mirënjohjen në emër të Rektorit.

Këto ngjarje përkrahen dhe udhëhiqen nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, si institucion i cili kujdeset për mbarëvajtjen e jetës fetare Islame në këtë nënqiell dhe Kryetari i saj i nderuar, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.  Për këtë, në shenjë respekti Myftiu Reis Ulemasë i dhuroi një punim artistik i punuar në grafik.

Programi përfundoi me muzikë instrumentale shpirtërore-Naj nga z. Hadis Sadiki.

Për nder të këtij manifestimi Myftinia e Tetovës kishte përgatitur një darkë modeste në Restorantin Arra, të gjithë mysafirëve që prezantuan në këtë program.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.