Monday , October 22 2018

Mustafa i reagon Zaevit: Na turpëruat neve romëve me Amdi Bajramin

Kryetari i Partisë së Bashkuar për Emancipimin e Romëve (OPER), Nexhdet Mustafa ka drejtuar kritika në adresë të kryeministrit Zoran Zaev për vendimin e tij për përfshirjen e Amdi Bajramit, kryetarit të Lidhjes Rome, i cili pas 11 vite aleancë me VMRO-në së fundi për një votë është përfshirë në koalicionin qeverisës.

“Ai është njeriu që për 25 vite keqpërdori politikën dhe çështjet e ndjeshme rome për çështjet e tij personale, një njeri pa ideologji politike dhe që ka qëllim biznesin dhe pasurimin familjar. Njeri që shërbeu për humor dhe nënçmim. Veprimi i tij politik gjithmonë ka qenë manipulues. Pyes tani se aq vlenë potenciali i tij që të jetë pjesë e koalicionit qeverisës”, ka theksuar Mustafa.

Sipas tij, përfshirja e Bajramit në Qeveri është turp dhe degradim për romët.
“Në vitin 2018 nuk mund të arrijmë vlerat dhe standardet evropiane me personazhe sikur Amdi Bajram. Veprimet e tilla dekurajojnë të rinjtë e shkolluar rom që të ikin nga ky vend dhe të mos shohin perspektivë”, ka shkruar Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.