Saturday , June 19 2021

Murtezani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj David Philips të “Columbia University”

Zëdhënësi i partisë “Besa” Orhan Murtezani ka akuzuar dhe ofenduar rëndë ekspertin amerikan, profesorin e “Columbia University”, David Philips, shkruan Fakte. Murtezani për Philips, të cilit i drejtohet me “profesoruc”, ka thënë se një “bërllok nga Amerika” dhe se “është paguar nga spin-doktorë të DUI-t për të shitur kopalla”. Ky është postimi i plotë i zëdhënësit të BESËS, Orhan Murtezani:

Se edhe Amerika ka plot bërllok, dëshmoi edhe vizita e djeshme e një farë Profesoruci, që dje ishte në Shkup. Thuaja se i punësuar në policinë financiare, si diletant fliste për temën e shpikur nga agjenturat Gruevski&Ahmeti – për financat e Besës.
Ndonëse Profesoruci tha se “Besa nuk është parti maqedonase”, ata desh u shkrinë nga ekzaltimi. Por, askush prej këtyre gazetarxhinjve nuk mori guximin ta pyes Profesorucin se a punon në policinë financiare të Maqedonisë dhe a ka të dhëna si financohet VMRO-ja, LSDM-ja, BDI-ja e të tjerët. Madje, kur një student e kishte pyetur se prej nga i ka ato të dhëna, më dobët se secili diletant i paguar nga BDI-ja, ishte përgjigjur: “Me supozim” (ankademik se jo mahi)
Ndonëse financimi i Besës është gjëja më publike në Maqedoni, spin-doktorët e DUI-t janë në gjendje të paguajnë edhe amerikanë që vijnë e shesin kopalla në emër të një palo-shkence.
E mos të flasim për amatorizmin dhe injorancën e këtij Profesoruci, që përzien terma që dëshmojnë vetëm për injorancën e tij dhe asgjë tjetër: Turqia, Katari, ekstremizmi i dhunshëm, “vëllazëria myslimane”. Hajt bac hajt! Shtoje edhe “ezani arabisht e minaret si raketa…”
Kur e dëgjon njeriu një halabak të tillë, Ymer Ismaili i BDI-së të duket akademik i rangut të Hungtington-it.” – ka shkruar Murtezani në profilin e tij.

Ndryshe, ditë më parë David Philips nga SHBA në një konferencë ndërkombëtare në Shkup shpalosi dyshime serioze për finansimet e Lëvizjes Besa si dhe theksoi se kjo parti nuk është autentike shqiptare, por shërben si degë e grupacioneve të ndryshme nga lindja, kryesisht nga Katari dhe Turqia./FAKTE.Net

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *