Murseli: Në Kumanovë deri më 2001 maqedonasit nuk kanë guxuar të ngrenë dorë mbi shqiptarët

Lidhur me vdekjen tragjike të fëmijës katëvjecar nga Kumanova, i cili u shkelë me veturë nga një maqedonas, për shkaqe banale, ka reaguar edhe gazetari nga Kumanova, Nebi Murseli, i cili në një postim të tij në Facebook, ka shkruar:

“Pavarësisht shkakut, të shkilet për vdekje me makinë një fëmijë ngase prindi i tij ishte përfshirë në një zënkë verbale, paraqet qyqarllëk nga maqedonasi Boban I., por në shqiptarët e Kumanovës, madje edhe në kohërat më të vështira në të kaluarën – 1981, 1988, e deri më 2001, maqedonasit nuk kanë guxuar të ngrenë dorë. Kjo që ndodhi është pasojë e një “lufte clirimtare” të Ali Ahmetit dhe “komandantarucave”, që arritën maqedonasit të bëjnë distancën në këtë qytet, i cili tradicionalisht ka qenë pikë neuralgjike, ku është testuar rezistenca e shqiptarëve. Ngjarjet e majit të vitit të kaluar edhe më shumë shtuan diferencën që po vazhdojnë ta kenë maqedonasit. Përderisa shqiptarët e këtij qyteti vazhdojnë të jenë të përfaqësuar nga disa zagarë të mbledhur rreth BDI-së, dajaku dhe epërsia e maqedonasve do të shtohet!”, ka shkruar gazetari i mirënjohur kumanovar i cili jeton në Kanada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *