Friday , January 22 2021

Murseli apel partive opozitare: Bashkimi juaj, drita e fundit në tunel

Përçarja e partive  opozitare shqiptare në Maqedoni ka ngjallur shumë reagime në opinion ku disa fajin ja hedhin LR-PDSH-së e disa të tjerë BESËS, por për Faton Murseli partitë LR-PDSH, BESA, UNITETI dhe RDK-ja janë drita e fundit e tunelit për shqiptarët e Maqedonisë, përcjell TetovaSot.

Ja postimi i tij i plotë

Pse jo sot?…Bashkë për një Marrëveshje të Re Kornizë, shumë më e avancuar se sa e Ohrit

Në fakt, partitë opozitare jashtëparlamentare (LR-PDSH, BESA, UNITETI, RDK…), paraqesin dritën në fundin e tunelit për shqiptarët e Maqedonisë. Një temë mjaft e përfolur kohëve të fundit është bashkimi i tyre. Në fakt, bisedohet për një bashkëpunim parazgjedhorë. Brenda kësaj materie shumë boshe, në fakt si pikë ndarjeje shikoj mos balancimin e programeve e platformave të këtyre partive. Një bashkim esencial do të ishte rreth një programi dhe platforme të përbashkët që ndoshta do të duhej të ishte bashkim copëzash nga platformat dhe programet e çdo partie për të arritur në përmasën e një Marrëveshje të Re Kornizë (Më e madhe dhe më e avancuar se Marrëveshja e Ohrit) që do të përbënte marrëveshjen e ardhshme në mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dy popuj konstituiv të shtetit.

Marrëveshja e Re Kornizë do të përfshijë zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare në Maqedoni, nëpërmjet një strukture të qartë ndryshimesh Ligjore dhe Kushtetuese (atje prej ku rrjedh edhe diskriminimi institucional si shqiptar). Marrëveshja e Re Kornizë do të ishte në thelb ndryshim i sistemit të deritanishëm shtetëror. Pse jo sot, të përbashkuar të gjithë, duke lënë anash politikën e sedrave, të mos bëhemi bashkë në një Marrëveshje të Re Kornizë e të dakordohemi për vënie të VETOS cilësdo partie maqedonase fituese, për të miratuar në legjislaturën e vendit Marrëveshjen e Re Kornizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *