Ish gazetari Muhamed Zekiri, i njohur me emisionin e tij “Rruga drejt..” dhe së fundmi “Rruga e re”, ka zgjedhur të mbrojë politikat e partisë maqedonase LSDM, shkruan Fakte. Ai mbrëmë është zgjedhur anëtarë i KQ të kësaj partie.
Kryetari i kësaj partie maqedonase, që është pasardhëse e Partisë komuniste ku shqiptarët inkuadroheshin si individë ndërsa persekutoheshin si entitet, kishte shpresuar së paku edhe në tre shqiptarë të tjerë, mirëpo që të tre kishin anuluar kalimin e tyre tek partia maqedonase. I vetmi që pranoi ofertën e Zaevit ishte Zekiri i cili tanimë u “kurorëzua” me kreun socilademokrat.
Ndryshe Zekiri ishte aktiv në të gjitha protestat dhe debatet e organizuara nga opozita, ku mund të shihej përkrah Zoran Zaev./FAKTE.Net