Tuesday , June 22 2021

“Msusi” naiv ose i painformuar, sulmon Grubin dhe BDI-në: “Bojkotoni bisedimet dhe KSHZ-në!”

Debate dhe polemika te ashpra rreth pastrimit të listës zgjedhorej anë zhvilluar ne mbledhjen që ka mbajtur sekretari i përgjifchshëm i BDI-së Abilaqim Ademi me kryetarët e degëve dhe shefat e shtabeve zgjedhore te partisë, transmeton Fakte. Këtë e ka konfirmuar per Alsat, anetari i kryesise qendrore të BDI-së Rafis Aliti. i cili ka thënë se brenda partisë ka shumë zëra që kundërshtojnë zhvendosjen e votuesve të diasporës në një listë të veçantë dhe shlyerjen e 40 mijë votuesve siç kërkon LSDM-ja.

Aliti thote se pastrimin e listes zgjedhore duhet ta beje Ministria e Brendshme, per te mos lejuar që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve t’ua mohojë të drejtën e votes 40 mijë qytetarëve në mungese të të dhënave personate per tа. Nëse imponohet kërkesa e LSDM-së per pastrimin e listës zgjedhore nga KSHZ-ja, Aliti dhe një pjesë e anëtarësisë së BDI-së ka kërkuar nga përfaqësuesit e kësaj parfcie që të braktisin Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, madje edhe bisedimet per zgjidhjen e krizës.

“Nese me çdo kusht imponohet që KSHZ-ja t’i fshijë 40 mijë votuesit apo formohen lista veç e veç per mergimbaret dhe banoret rezidentë në Maqedoni, anëtarët e BDI-së qoftë në bisedime, qoftë në KSHZ të largohen nga bisedimet dhe nga KSHZ-ja. E themi këtë pasi çështja e pastrimit të listës zgjedhore nuk duhet të bëhet në KSHZ, por duhet të bëhet në Ministrinë e Brendshme, pasi ky institucion është përgjegjës per regjjstrimjn e banorëve të Maqedonisë ku merret numri amëz; MPB-ja është ajo që jep shtetësi, pasaportat, letërnjoftimet dhe gjithë dokumentacionin tjetër, duke përfshirë edhe adresën e banimit që posedon një qytetar i Maqedonisë”, deklaroi Rariz Alrti, deputet i BDI-së.

Ndonëse çështja e pastrimit të listës zgjedhore në bisedimet mes katër partive politike llogariret si temë e mbyllur tashme, Aliti tenton ta problematizoje ate duke thënë se nuk ka informacione se përfaqësuesit e BDI-së në bisedime janë pajtuar me metodologjinë e pastrimit të listës zgjedhore nga аna е KSHZ-së dhe zhvendosjen e votuesve të diesporës në një listë të veçantë.

Nuk kam informacione se dikush në BDI është pajtuar per këtë që spekulohet se KSHZ duhet të bëjë pastrimin e listes zgjedhore. Përkundrazi, informacionet i mia flasin se bisedohet se cila variante na mundësojnë listë të besueshme dhe nëse duam të kemi listë të besueshme, besoj se atë punë duhet ta bëjë MPB-ja që është përgjegjëse per situatën me listat zgjedhore”, theksoi Aliti.

Por ndryshe nga Rafiz Aliti. zyrtarë të lartë të BDI-së kanë thënë disa here publikisht se zhvendosja e votuesve te diasporës në listë të veçantë zgjedhore është çështje teknike, e madje janë shprehur të bindur se shqiptarët do te paraqiten per të konfirmuar të drejtën e tyre të votes në thirrjen publike të KSHZ-së per 40 mijë votuesit e kontestuar nga LSDM-ja./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *