Wednesday , October 24 2018

MPJ ruse: Perëndimi po përpiqet ta tërheq Maqedoninë në NATO

Perëndimi, si edhe deri më tani, po përpiqet ta fusë Maqedoninë në NATO, madje edhe pas referendumit për ndryshimin e emrit, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, në komunikatën e rregullt javor për shtyp.

Siç transmeton TASS, Zaharova deklaroi se “qëllimi i dukshëm i vendeve perëndimore është që me çdo çmim ta fusin Maqedoninë në NATO”.

Reagimi i Zaharovës vjen pas deklaratës së djeshme të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se NATO do ta pranojë Maqedoninë në radhët e saj në fillim të vitit 2019, që sipas Zaharovës është e palejueshme, për shkak se vendimin së pari duhet ta marrin parlamentet e Maqedonisë dhe Greqisë.

“Nëse flasim për mospërzierje në punët e brendshme, atëherë nuk guxojmë të prekim “për” dhe “kundër”, në qoftë se flasim për referendume. Nëse flasim për respektim të ligjit, duke i përfshirë edhe ndërkombëtarët, atëherë njeriu i parë i një blloku të shteteve nuk guxon të flasë për vendim që duhet ta sjellë parlamentin e një vendi”, deklaroi Zaharieva, zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.