Wednesday , December 12 2018

MPJ Maqedoni reagon ndaj Karakaçanov: Qëndrimet e tilla krijojnë rreth negativ

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit bullgar Krasimir Karakaçanov.

Deklarata është një mundësi e jashtëzakonshme për një kundër-përgjigje të ngjashme dhe krijimin e një rrethi negativ të kufizuar që do të na distancojë nga njëri-tjetri dhe të krijojë armiqësi, sesa miqësi, përcjell Fakte.

Ne kemi nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe ne do të ndërtojmë miqësi, por kjo përfshin mirëkuptim reciprok, respekt dhe shqetësim për interesat e fqinjëve, thuhet në deklaratën e MPJ Maqedoni njofton televizioni “Kanal5”.

“Republika e Maqedonisë do të vazhdojë politikën e saj proaktive, konstruktive dhe të fqinjësisë së mirë, në frymën e marrëveshjes së nënshkruar me Bullgarinë dhe vlerat evropiane që po udhëheqin të dyja vendet”, thuhet në reagimin e MPJ të Maqedonisë ndaj shkrimit të ministrit bullgar Karakaçanov.

Karakaçanov më herët reagoi ndaj deklaratave të Zoran Zaevit për gjuhën maqedonase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.