MPB me padi penale ndaj Ziadin Selës për keqpërdorim të detyrës

MPB Ohër ka ngritur padi penale ndaj kryetarit të komunës së Strugës Ziadin Sela nga fshai Livadhi, R.H nga Veleshta, Gj.D nga Struga dhe V.L.A nga Shkupi për shkak të keqpërdorimit të detyrës dhe autorizime të paligjshme, bëjnë me dije nga MPB, njofton Tetovasot.

Siç bëjnë të ditur nga ministria e brendëshme, Ziadin Sela në cilësinë e kryetarit të komunës dhe person përgjegjës i këtij subjekti juridik, në vitin 2014 i ka dhënë parkingun për makina në afërsi të ministrisë së mbrojtjes në Strugë edhe pse me vendim ky lokacion është nën mbrojtje të shtetit. Ai me qiramarësin Poshka Soni nga fshati Frangovë ka nënshkruar marveshje nga 12.08.2014 deri më 11.08.2016 e jo për tre muaj sic është e paraparë me ligj dhe vendim të tenderëve.

 Krahas kësaj Ziadin Sela në cilësinë e kryetarit të komunës në mënyrë të kundërligjshme të ligjit për ndërtime, në shkurt të vitit të kaluar ka dhënë vendim për legalizim të tre objekteve në emër të komunës së Strugës dhe në dëm të shtetit, njoftojnë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *