Wednesday , July 28 2021

MPB me detaje për incidentin në Saraj

Ministria e Punëve të Brendshme ka zbuluar identitetin (me iniciale dhe moshë) të personave të involvuar në incidentin e armatosur që ndodhi dje në Saraj të Shkupit.
“Më 22.06.2016, rreth orës 19 Q.L (25) nga fshati Gërçec i Shkupit, ka paraqitur se në fshatin Saraj është sulmuar me armë zjarri. Rasti ka ndodhur te pika e karburanteve në Saraj, kur personi me iniciale А. Н., dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personit Q.L. por nuk e ka qëlluar. Më pas, S.N. me kushëririn e tij A.N me veturë “Volksvagen Golf” e ka ndjekur Q.L., me ç’rast janë shkrepur edhe tre plumba. Edhe pas këtyre të shtënave Q.L nuk është ndalur, ka vazhduar të lëvizë dhe ka shkuar në shtëpi. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi hetimor i SPB-së në Shkup. Po merren masa për ndriçimin e rastit”, ka njoftuar policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *