Wednesday , March 3 2021

MPB konfirmon: Truproja i Teuta Arifit i dënuar 5 vite burg për pengmarrje (video)

Policia e ka arrestuar dje në mesditë Amet Bejtullahun, truproje i kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në prononcim për TV SHENJA, zëdhënësi i MPB-së Marian Josifoski ka deklaruar se për të arrestuarin ka pasur fletarrest vendor dhe ndërkombëtar, për shkak se ka qenë i dënuar me pesë vite burg për pengmarrje, transmeton Fakte.

“Nëpunës shtetëror të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, dje në orët e mesditës, para një restoranti në Tetovë e kanë privuar nga liria 37 vjeçarin, banor të fshatit Bogovinë nga Tetova me iniciale A.B. i dënuar me pesë vite burg, për vepër penale të kryer për peng marrje sipas nenin 421 të Kodit penal të maqedonisë. Pas arrestimit dhe mbajtjes së shkurtër në stacionin policor në Tetovë të realizuar me urdhëresë përkatëse të gjykatës, banori 37 vjeçar i Bogovinës, për të cilën ka pasur të lëshuar fletarrest qendror dhe ndërkombëtar është dorëzuar në burgun e Idrizovës në Shkup  për mbajtjen e dënimit 5 vjeçar me burg”, thotë Marian Josifoski nga SPB-TETOVË.

Siç ka mësuar Televizioni SHENJA nga burime jozyrtare, i arrestuari veprën për pengmarrje e ka kryer shumë vite më parë. Ai ka qenë i dënuar me më tepër vjet burg, por një pjesë të tyre e ka vuajtur më herët, ndërsa një pjesë tjetër i është zvogëluar./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *