Tuesday , April 20 2021
Police officers from special police units pass a checkpoint on the road to the village of Goshince from where police officers were taken hostage overnight, north of the capital Skopje April 21, 2015. REUTERS/Ognen Teofilovski

MPB: Ja pse po ndodhe aksioni në fshatin Brezë

Një zyrtarë i lartë i MPB-së për Zhurnal ka konfirmuar aksionin policorë në fshatin Brezë. Sipas tij prania e madhe e policisë ka të bëjë pas një alarmi se në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës mund të ketë fluks të madh të emigrantëve të huaj.

Ai thotë se ky aksion ka të bëjë me vendosjen e një kontrolli të rrept në vijnë kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës në lidhje me lëvizjen e emigrantëve ilegal.

“Aksioni ka të bëjë pas paralajmërimeve se mund të ketë fluks të madh të emigrantëve të huaj, apo të ketë kampe ilegale të emigrantëve në këtë pjesë të Maqedonisë. Shembull nëse ka shator ku qëndrojnë emigrantët apo diçka të ngjashme. Këta janë kontrolle rutinore të policisë e cila i bënë vazhdimisht kur ngritet alarmi për fluks të madh të emigrantëve”, thotë për Zhurnal një zyrtarë i lartë i MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *