Thursday , April 22 2021

MPB-ja do të ngre padi ndaj Dime Spasovit

Gjatë ditës së sotme, ose nesër, Ministria e punëve të brendshme do të ngrejë padi ndaj zv. Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, për aksidentin e që e ka shkaktuar, transmeton tv21.

Kjo u bë e ditur në konferencën për shtyp të Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke theksuar se procedurat do të përmbyllen dhe se ligji vlen njëjtë për të gjithë.

Përndryshe, zv. Ministri Dime Spasov ka shkaktuar aksident komunikacioni dhe ka tentuar që të ikë nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *