Tuesday , August 21 2018

MPB, aksion kundër garave joligjore të motoçiklistëve

Ministria e Brendshme është vënë në kërkim të organizatorëve të garave joligjore me motoçikleta. Në këtë kuadër policia mbrëmë ka konfiskuar 9 motoçikleta të dyshimta. Sipas policisë motoçikletat janë mbajtur për shkak të dyshimeve se janë vendosur sisteme të veçanta, pjesë përbërëse, njësi të pavarura teknike dhe pajisje që ndryshojnë nga ato të zakonshmet sipas nenit 53 të Ligjit për automjete prandaj duhet të drejtohen në rishikim teknik të jashtëzakonshëm. Policia gjithashtu ka gjobitur 62 vozitës për kundërvajtje në komunikacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.