Thursday , August 5 2021

Most: Votimi në Kumanovë nis me vonesë, fotografohen fletëvotimet

Sipas informacioneve të vëzhguesve dhe koordinatorëve rajonal janë hapur të gjitha vendvotimet ku MOST ka vëzhgues të saj.

Vendvotimi numër 1036 në komunën e Kumanovës, ashtu si raportoi portali TetovaSot është hapur me 15 minuta vonesë. Vendvotimi numër 2210 në komunën e Velesit është hapur me 30 minuta vonesë për shkak të asaj se nuk ka pasur energji elektrike.

Deri më tani MOST ka vërejtur në komunën Radovish se si një votues e ka fotografuar fletëvotimin me telefon.
Bordi zgjedhor nuk e ka parë dhe nuk ka reaguar, shkruan TetovaSot.

Njashtu edhe në komunën Gjorçe Petrov, ku një votues e ka fotografuar fletën e votimit. Është thirrur policia./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *